Tech

Hakerët e Koresë së Veriut synojnë stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut

hakeret, sulm kibernetik, hakim, 14 prill
Foto ilustrim
 

Disa hakerë të Koresë së Veriut dyshohet se kanë shënjestruar një stërvitje të përbashkët ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut, e cila po mbahet këtë javë, megjithëse informacioni i klasifikuar nuk është zyrtar, ka thënë të dielën policia e Koresë së Jugut, raportoi Reuters.

Forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane do të fillojnë të hënën stërvitjet verore 11-ditore të Ulchi Freedom Guardian për të përmirësuar aftësinë e tyre për t'iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore në zhvillim të Koresë së Veriut.