“Senosis” do të masë nëpërmjet fotokamerës, hemoglobinën, rrahjet e zemrës dhe nivelin e bilirubinës, ndërkohë që mikrofoni do të shërbejë për ekzaminime
Një qendër diagnostikuese në varësi të ‘smartphone’. Kjo që ka për qëllim “Senosis”, aplikacioni i vogël amerikan dhe që është blerja e fundit e google, bashkon aftësinë dhe fuqinë e makinës Learning, duke pretenduar të revolucinarizojë botën e diagnozave mjekësore përmes një serie aplikacionesh në ‘smartphone’.
Në rastin e aprovimit nga FDA, një ‘smartphone’ i thjeshtë, zbatuar me aplikacionet e duhura të ‘startup’, mund të zëvendësojë instrumentet që sot janë prerogativët e vetëm strukturave shëndetësore.
Aplikacioni funksionon pa hardware të jashtëm: në ndryshim nga aplikacionet e tjera në qarkullim, “Senosis” nuk do të ketë nevojë për ‘hardware’ plotësues: me aplikacionet e duhura të ‘smartphone’, do të shndërrohen në detektorë të vërtetë të parametrave jetësore, të afta për të ndihmuar në diagnozën e tipeve të ndryshme patologjike, në kuadrin simptomatologjik, sidomos në vendet ku qasja në këto instrumente është më e vështirë. Nëpërmjet fotokamerës zbulohen nivelet e bilirubinës në gjak, të cilat prodhojnë verdhëzën, sidomos tek bebet, sasia e hemoglobinës në rastet e anemisë dhe rrahjeve të zemrës. Nëpërmjet mikrofonit të ‘smartphonit’, ‘Senosis’ do të jetë i aftë të zgjidhë problemet e mushëkërive, si fibrozat cistike dhe astmën.
Pritet vlerësimi i FDA: pas aplikacionit të vogël amerikan, ndodhet Shwetak Panel dhe katër studiues të tjerë dhe teknikë të Universitetit të Washingtonit, të cilët në 2011, u është dhënë ‘MacArthur Genius Grant’, çmimi për profesionalizmin premtues. Aplikacionet e ‘Senosis’, mes të cilëve ‘SpiroSmart’, ‘Spirocall’, ‘HemaApp’, ‘OsteoApp’, janë në pritje të një vlerësimi nga ana e FDA-së, “Food and Drug Administration”.
Edhe
Google prezanton një aplikacion që ndihmon pacientët të identifikojnë problemet në lëkurë
Në qoftë se do të duheshin të ishin të aprovuara, do të mund të pritej një numër i konsiderueshëm të rejash për aplikacionet e dedikuara shëndetit, përfshirë sistemet operative, në veçanti në Android.
Rruga për një telediagnozë të vërtetë me ‘smartphone’ bazuar në inteligjencën artificiale dhe në makinë, “learning” (mundësi e kompjuterit për të mësuar pa qenë veçanërisht të programuar) duket ende e gjatë dhe indiferente.