Lansohet sateliti i krijuar nga printeri 3-D

Lansohet sateliti i krijuar nga printeri 3-D

18 August 2017 09:40

Kozmonautët rusë e kanë prezantuar një satelit të krijuar pothuajse tërësisht nga printeri i formatit 3-D, i pari deri më tash për programin hapësinor.

Fyodor Yurchikhin dhe Sergei Ryazanskiy, kanë nisur në orbitë pesë satelitë të vegjël, gjatë një rrugëtimi në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, njëri prej të cilëve ishte i pajisur me bateri të krijuara me printer 3-D, bën të ditur rel

Eksperimenti është dizajnuar për të kuptuar nëse pjesët e krijuara nga ky format i printerit mund të mbijetojnë në ambient hapësinor.

Sateliti 3-D, ka aftësi të përshëndetjes në disa gjuhë të botës.

Ai është krijuar nga studentet e Universitetit Tomsk, në Siberi.

Secili prej tyre shënon një përvjetor specifik të aktiviteteve të mëparshme të kozmonautëvë rusë në hapësirë.

Satelitët pritet të qëndrojnë në orbitë për pesë apo gjashtë muaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme