Tech

27% e vendeve të punës në rrezik të lartë nga revolucioni i inteligjencës artificiale

Foto ilustrim
 

Më shumë se një e katërta e vendeve të punës mbështeten në aftësi që mund të automatizohen lehtësisht në revolucionin e ardhshëm të inteligjencës artificiale dhe punëtorët kanë frikë se mund të humbasin punën e tyre për shkak të AI-së, ka njoftuar të martën Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), raportoi Reuters.

Kjo organizatë është një bllok prej 38 anëtarësh që përfshin kryesisht vendet e pasura, por edhe disa ekonomi në zhvillim si Meksika dhe Estonia.