Apple ka prezantuar një palë syze të reja të realitetit të shtuar të quajtura Apple Vision Pro, që “ndërthur në mënyrë të përsosur botën reale me atë digjitale”.
Ato u bënë menjëherë virale dhe shitjet kanë nisur gjithandej, pavarësisht çmimit që po konsiderohet i lartë. Uebsajti i teknologjisë, Mashable, kur raportoi për këtë prezantim, ia bëri një profil syzeve, ndërsa i listoi edhe tri aspektet negative të kësaj teknologjie.

1. E para nuk kishte si të mos ishte çmimi.
3.499 dollarë. Vision Pro tingëllon bukur, por prezantimi 40-minutësh i Apple për pajisjen nuk prezantoi një përvojë të re AR, që ishte mjaft bindëse për të justifikuar pagesën e tij, veçanërisht kur një kufje shumë e mirë, e Quest 2, është e qasshme me vetëm 300 dollarë.
2. Rripi i kokës.
Rripi i kokës së Vision Pro shtrihet nga anët e syzeve dhe rreth pjesës së pasme të kokës. Ndërsa risitë e saj duken premtuese në 3D, uebi shkroi se është dashur të vendosej një rrip mbi kokë në mënyrë që kufjet të mos rrëshqisnin kur përdoren.
3. Përvoja e FaceTime
Apple bëri një shfaqje madhështore për të shpjeguar se sa të mira janë rritjet e FaceTime në Vision Pro, duke vënë në dukje se mund të shihni video dhe pamje të tjera në momentin kur jemi duke telefonuar dikë. Por, përdorimi i Vision Pro tash telefonatave në FaceTime u tha se nuk do të ishte “më i miri” për dukjen e thirrësit, pasi pamja do të dukej si e një “avatari virtual”.