Tech

Nisin talljet ndaj Zuckerbergut pasi paralajmëroi shërbime me pagesë

Shumë përdorues të Facebookut po e përqeshin shefin e këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, kur njoftoi se 15 dollarë do të kushtojë verifikimi i llogarisë çdo muaj.

Komentuesit u ankuan të dielën se çdo veprim i këtij rrjeti social po shndërrohet me pagesë, derisa disa me ironi u shprehën se “duhet paguar për të qenë gjallë”.

“Më fal që qesha. Për të paguar Facebookun ose ndonjë aplikacion social, më llogarit mua (qesh). Dhe po, unë jam dorështrënguar dhe jam i varfër. 10++ muaj? Më mirë do t’i dërgoja paratë e mia në shtëpi të të moshuarve ose në jetimore dhe të mbyllja një aplikacion që kërkon dollarë. Shpikja e telefonave inteligjentë u bë shumë e zgjuar”, shkroi komentuesi Ricky Woo.

Në këtë njoftim, Zuckerberg për 1 orë i ka marrë mbi 4 mijë reagime “Haha”.

Ndërsa, një komentues e akuzoi shefin e FB-së se s’ka bërë asgjë për t’i përkrahur përdoruesit.

“Duhet të paguajmë për qasje të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit? Aktualisht nuk ka zero mbështetje për klientët”, shkroi ai.

Mirëpo, pati edhe të tillë që e mbështetën reformën e Zuckerbergut, duke thënë se shtimi i sigurisë është gjithmonë i mirëseardhur, e kjo sipas tij, s'ka si të bëhet pa pagesë.