Tech

Firma spanjolle që përdor metoda të dyshimta për të “fshirë të kaluarën tuaj” nga interneti

"Ne fshijmë të kaluarën tuaj" thuhet në etiketën e kompanisë.

“Eliminalia”, e cila ka zyra në disa qytete të Evropës duke përfshirë Barcelonën dhe Kievin, është pjesë e një industrie në rritje që do të pastrojë profilin tuaj në internet.

Zyrtarisht kompania kryen “një kërkim të thellë në internet për të gjitha informacionet – qoftë ky një artikull, një blog, postime në mediat sociale apo edhe një identitet i gabuar”. Më pas, ajo përpiqet, në emër të klientëve të saj, të heqë çdo informacion negativ.

Guardian, megjithatë, zbuloi se gjatë disa viteve, kompania përdori metoda joetike ose mashtruese për të pastruar përmbajtjen e padëshiruar dhe të dëmshme nga interneti.

Këto përfshinin imitimin e palëve të treta, të tilla si organizatat mediatike, dhe paraqitjen e ankesave të rreme për të drejtën e autorit tek motorët e kërkimit si “Google”, për të hequr informacionin.

Shërbimet e “Eliminalia” zbulohen në një memorie prej 50,000 skedarësh të brendshëm që tregojnë se si kompania ka punuar për një mori klientësh në mbarë botën. Shumë ishin individë që thjesht donin që një incident i turpshëm ose traumatik në të kaluarën e tyre të pushonte së përndjekuri në internet.

Por klientët e firmës përfshinin gjithashtu të akuzuar ose të dënuar për vepra penale, duke përfshirë kontrabandistët e drogës, mashtruesit, dhe të pandehurit për krime të tjera.

Faqja e internetit e “Eliminalia” thotë se ajo merr rezultate kryesisht duke përdorur "të drejtën për t'u harruar" e BE-së, e cila mund të përdoret në mënyrë legjitime nga kriminelët për të kërkuar heqjen e referencave të dënimeve të tyre kur mund të pretendohet në mënyrë të arsyeshme se ata kanë lëvizur nga krimi i tyre.

Është e paqartë nëse klientët e “Eliminalia” i dinin metodat që përdorte.