Një gjykatë ruse ka gjobitur të martën shërbimin e transmetimit Twitch të Amazonit, me 57 mijë dollarë, raportoi Reuters.
Kjo gjobë është shqiptuar nën arsyetimin se Twitchi ka dështuar t’i heqë ato që Rusia i quan falsifikime në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, ka njoftuar agjencia e lajmeve Interfax.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTwitchi, i cili është në pronësi të Amazon, nuk u është përgjigjur kërkesave për të komentuar lidhur me këtë vendim.
Moska ka kundërshtuar prej kohësh shpërndarjen e përmbajtjes nga platformat e huaja të teknologjisë që bien ndesh me kufizimet e saj.