Tech

Kur pritet të dalë në treg iPadi i palosshëm i Appleit

Descriptive Text

Gjiganti teknologjik Apple thuhet se është duke punuar në një version tjetër të iPadit të saj, i cili pritet të shfaqet në vitin 2024.

Analisti Ming-Chi Kuo pohon se “një dizajn krejtësisht i ri i iPadit të palosshëm” do të arrijë gjatë vitit të ardhshëm.

“Jam i sigurt se iPad i palosshëm do të mbërrijë në vitin 2024, pres që ky model i ri të rrisë shitjet”, ka thënë Kuo.

Ai gjithashtu shtoi se iPadi i ri do të ketë dizajnin e jashtëm të bërë nga fibra karboni, prandaj duhet të jetë më i lehtë dhe më i qëndrueshëm.

Kuo pretendon se kjo mund të nënkuptojë se ne nuk do të ketë një iPad të ri për nëntë deri në 12 muajt e ardhshëm. iPad i parë i ri që do të dalë në treg ka të ngjarë të jetë iPad mini dhe prodhimi i tij masiv duhet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2024.