Tech

Ministria ruse e Drejtësisë e fut Facebookun në listën e ekstremistëve

Ministria ruse e Drejtësisë e ka shtuar pronarin e Facebookut, Meta Platforms, në listën e “ekstremistëve”.

Ky vendim i Rusisë është marrë të premten, ka shkruar gazeta “Kommersant”, transmetoi Reuters.

Një gjykatë ruse në fillim të këtij viti vendosi se Meta ishte përfshirë në “veprimtari ekstremiste”.

Moska ka kufizuar qasjen në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fushate kundër platformave të rrjeteve sociale perëndimore.