Kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, Etherum, pritet të kalojë në një model të ri operues, që përdor 99.9 për qind më pak energji, raporton BBC.
Ndryshimi, i quajtur “The Merge”, është i dizajnuar për të fituar betejën me kritikët që i shohin kriptovalutat si të dëmshme për ambientin.
Etherumi aktualisht përdor aq shumë energji sa një shtet i madhësisë së mesme.
Kriptovalutat e tjera, përfshirë edhe më të madhen, Bitcoin, do të mbesin po aq intensive sa më herët.
Bashkëthemeluesi i Etherumit, Vitalik Buterin, ka thënë se “The Merge” ka qenë pjesë e planit të Etherumit që kur e lansoi në vitin 2014, porse e shtyu së zbatuari shumë herë për shkak të kompleksitetit teknik.
Detyra është krahasuar me rindërtimin e themeleve të një rrokaqielli ndërsa mbetet në këmbë.
“Blockchain” i Etherumit përkrah jo vetëm kriptovalutën e Etherumit, por edhe monedha tjerë e produkte të kriptos si NFT-ja me vlerë qindra miliona dollarë.
Nëse diçka shkon keq, atëherë mund të rrezikohej ekosistemi më i rëndësishëm i kriptovalutave, duke prekur investues të mëdhenj e të vegjël nëpër botë. Nëse shkon mirë, atëherë konsumatorët nuk do të vërejnë ndryshimin.
“Është emocionuese dhe një arritje e madhe. Po, normal se jemi në ethe, nëse nuk shkon gjithçka mirë siç kemi planifikuar”, ka thënë Buterin.