Aksionarët e Twitterit kanë votuar për të aprovuar marrëveshjen për shitjen e kompanisë te miliarderi Elon Musk për 44 miliardë dollarë, raporton BBC.
Vendimi është mbajtur në një video-konferencë të shkurtër me investuesit nga selia e kompanisë në San Francisco.
Kjo nënkupton që Twitteri tash do të tentojë ta detyrojë nëpërmjet gjykatave Elon Muskun që ta blejë kompaninë.
Në prill, Twitteri u pajtua ta pranojë ofertën e njeriut më të pasur në botë Elon Musk.
Mirëpo, marrëveshja nuk u finalizua, pasi Musk, tha se ishte keqinformuar sa i përket numrit të llogarive false në këtë platformë.
Në maj ai tha se më nuk e ka në plan të vazhdojë me planin për blerjen e kompanisë. Mirëpo, Twitter thotë se Musk nuk mund të tërhiqet tashmë.
Platforma e rrjeteve sociale thotë se më pak se 5 për qind të përdoruesve aktiv të monetizuar (ata që janë në gjendje të shikojnë reklama) janë false. Por, Musk thotë se numri është dukshëm më i madh.
Twitteri aktualisht vlerësohet 32 miliardë dollarë, dukshëm më ulët sesa 44 miliardë dollarë sa bëri ofertë Musku.