Telefoni iPhone dhe orët e reja nuk do të jenë risitë e vetme që Apple do të paraqesë në ngjarjen e së mërkurës në Los Anxhelos.
Sipas Bloomberg, kompania është përgatitur që të prezantojë edhe gjeneratën e dytë të kufjeve, AirPods Pro.
“AirPodët e rinj do të jenë përditësim i atyre që dolën në shitje në tetor të vitit 2019”, raportoi Bloombergu të martën.
Thashethemet për AirPods Pro 2 janë përhapur prej disa vitesh. Në vitin 2020, Bloombergu shkroi se Apple kishte testuar një prototip me një dizajn më kompakt, që eliminonte këllëfët e lidhur aq ngushtë me kufjet.
Mirëpo më vonë, Apple konfirmoi se po shqyrtonte shtimin e më shumë veçorive të lidhura me fitnesin.
Pavarësisht kësaj është arritur pajtimi që AirPods Pro i ri nuk do të ketë një dizajn dramatikisht të ndryshëm nga ata të mëparshmet.
Ato do të kenë procesorin H1, për cilësi të përmirësuar audio dhe jetëgjatësi të baterisë.
Kufjet pritet gjithashtu të vijnë me një kuti karikimi të ridizajnuar që përmban aftësi më të fuqishme.