Heroi virtual i maceve nga sensacioni i ri i lojërave video "Stray" jo vetëm që ecën përgjatë tubave të ndryshkur, kërcen nëpër rrugë dhe dekodon të dhëna në një qytet në dukje të braktisur. Macja e guximshme portokalli po ndihmon edhe macet e botës reale, shkroi të enjten AP.
Falë platformave për mbledhjen e fondeve në internet, lojtarët po luajnë "Stray" ndërsa e transmetojnë drejtpërdrejt për audiencën për të mbledhur para për strehimoret e kafshëve dhe donacione të tjera të lidhura me macet.
Ishte loja e katërt më e ndjekur dhe më e transmetuar në ditën kur u lansua në Twitch, tha platforma e transmetimit.
Shikuesit shikojnë teksa lojtarët luajnë me macen aventureske nëpër një peizazh industrial të vjetër duke bërë gjëra normale për macet.
Rreth 80% e lojtarëve janë pronarë maces ose admirues të tyre.