Tech

Samsungu do të investojë 500 milionë dollarë në Meksikë

Kompania teknologjike Samsung do të investojë 500 milionë dollarë në Meksikë për të rritur prodhimin e pajisjeve shtëpiake, ka thënë të martën ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard, shkruan Reuters.

Investimi i kompanisë jug-koreane do të bëhet në Meksikën qendrore, Tijuana dhe Queretaro.

Queretaro është vendi i parë kur kompania u vendos në Meksikë në vitet ’80.

Investimi 500 milionë dollarësh ka të bëjë kryesisht me prodhimin e frigoriferëve, makinave larëse e televizorëve në Meksikë.