Tech

Qentë që nëpërmjet nuhatjes mësojnë erën e USB-ve dhe hard-disqeve

Vazhdimisht janë përdorur nga policia për t’i nuhatur eksplozivët dhe drogat.

Mirëpo së fundmi, qentë kanë mësuar aftësinë e re, përdorimin e hundës për të nuhatur USB-të dhe hard-disqet.

Mark Holmes, nga policia australiane, thotë se qentë tani me lehtësi kërkojnë pajisjet kompjuterike që bartin ndonjë memorie.

Ruajtësit digjital tani shërbejnë si prova dhe përmbajnë materiale që policia mund t’i përdorë për t’i identifikuar kriminelët.

“Këta qenë nuhasin gjëra që mund të mos vërehen gjatë bastisjeve”, thotë polici Holmes.

Me programin e rreptë të stërvitjeve, policia merr qentë si këlysh dhe çdo mëngjes ua mëson erërat e pajisjeve kompjuterike.

Procesi gjatë tre muaj.

Qentë kanë ndihmuar në zbardhjen e krimeve nëpër gjithë Australinë. Deri më tani janë angazhuar në 74 operacione policore dhe kanë zbuluar 328 pajisje kompjuterike.

Falë suksesit të tyre, programi është duke u zgjeruar në krejt shtetet australiane.

Me nëntë qentë e angazhuar dhe dy të tjerë që janë duke u stërvitur, forca e re ua ka vështirësuar punët kriminelëve.