Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Del në treg versioni i ri OnePlus Nord

lajme teknologjike, N20 5G, oneplus

Për 300 dollarë, adhuruesit e telefonit OnePlus Nord, mund ta blejnë versionin N20 5G, i cilësuar si më i miri i këtij tipi të smartfonit.

Siç shkruan “The Verge” të martën, N20 5G u lansua në prill, por nga tani doli në treg për shitje në Amazon, Best Buy ose në zyrat e kompanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky telefon i mençur ka 6 GB Ram me 128 GB hapësirë, derisa raportohet se është shumë i përshtatshëm për përdorim të internetit 4G dhe 5G. Kompania e suedezit Carl Pei e cilësoi versionin N20 5G më të kompletuarin për një telefon të mençur, përfshirë edhe çmimin e lirë.

Telefoni mbushet me mbushës të shpejt, ka versionin Android 12, ndërsa qasja nëpërmjet censorit të gishtit është e jashtëzakonshme.