Shefi i Meta, Mark Zuckerberg, është shprehur se qëllimi i tij është që 1 miliard njerëz t’i bashkohen botës së tij virtuale, Metaverse, dhe të krijojnë një ekonomi digjitale, ku përdoruesit mund të “shprehin veten”.
“Synimi është që në fund të dekadës, të kemi rreth 1 miliard njerëz në Metaverse, ku secili të shpenzojë qindra dollarë duke blerë përmbajtje të ndryshme digjitale. Mund të jenë veshje për avatarin e tyre, mobile për shtëpinë digjitale apo shërbime në mënyrë që të bëjnë më produktiv në Metaverse”, ka thënë ai për CNBC.
Metaverse, që Zuckerberg e ka quajtur “pasardhësin e internetit në celular”, është një hapësirë virtuale ku mund të luash, të punosh dhe të komunikosh me njerëz të tjerë, të cilët janë larg jush.