Tech

Windows 11 dhe Windows 10 nuk mund të shkarkohen më në Rusi

 

Përdoruesit në Rusi nuk janë më në gjendje të shkarkojnë dhe instalojnë Windows 11 & 10, nga faqja zyrtare e Microsoftit në atë vend, shkruan agjencia ruse e lajmeve TASS.

Sipas raportit, përpjekja për të shkarkuar Windows 11 ose 10 çon në "error 404", megjithëse thekson se shkarkimi funksionon pa probleme kur ndryshon vendndodhjen përmes VPN.