Tech

“Fantazma” e Internet Explorerit do ta përcjellë botën edhe për disa vjet

Shfletuesit i Microsoftit, Internet Explorer, u shua zyrtarisht më 14 qershor të këtij viti. Megjithatë, “fantazma” e tij do t'i përcjellë përdoruesit e internetit edhe për një kohë të gjatë, thuhet në artikullin e mediumit për teknologji “Wired”, të publikuar të martën. Mbetjet e IE-së do të mbesin edhe për disa vjet, përfshirë edhe rreziqet e tij.

Në muajt e ardhshëm, Microsofti do të nisë çaktivizimin e IE në pajisjen Windows 10, duke e zëvendësuar atë me gjeneratën Edge. IE-ja do të mbetet në desktopët e përdoruesve të internetit edhe për një kohë, përfshirë skedarët e ruajtur të këtij shfletuesi.

Gjithashtu, aktiv do të jetë edhe në pajisjet e Windows 8.1 e Windows 7. Dalja në skenë e Microsoft Edge, sipas mediumit, nuk do ta rrënojë funksionimin e IE-së.

Ky mendohet se do ta përbëjë gjysmën e tregut global të shfletuesit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo përqindje mund të jetë rreth 2 për qind.

https://www.koha.net/tech/330235/shuhet-internet-exploreri/