Tech

“Guri i varrit” i Internet Explorerit bëhet viral në Korenë e Jugut

“Guri i varrit” të Internet Explorerit bëhet viral në Korenë e Jugut
Foto: Reuters
 

Për Jung Ki-young, inxhinier softuerësh koreano-jugor, vendimi i Microsoftit për të mos përkrahur shfletuesin e saj të internetit Internet Explorer, ka shënuar fundin e një marrëdhënieje çerekshekullore të ndryshueshme me teknologjinë, raportoi Reuters të shtunën.

Për të përkujtuar “vdekjen” e këtij shfletuesi, inxhinieri koreano-jugor shpenzoi një muaj dhe rreth 330 dollarë duke projektuar dhe porositur një gur lapidar me logon "e" të Explorer dhe mbishkrimin: "Ai ishte një mjet i mirë për të shkarkuar shfletues të tjerë".