Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk mund të tërhiqet nga blerja e Twitterit

Pronari i SpaceX, Elon Musk, ka kërcënuar se do të largohet nga blerja e Twitterit në vlerë prej 44 miliardë dollarëve, duke e akuzuar kompaninë se “e ka penguar” në kërkesat për të mësuar më shumë rreth përdoruesve.

Siç raportoi BBC-ja të martën, Musk ua dorëzoi një letër ekipit të rrjetit social, duke thënë se ka të drejtë për të bëjë matjen e llogarive robote që janë aktive në Twitter.

Për javë të tëra, Musk ka pritur përgjigje nga Twitteri rreth përdoruesve robotë, por nuk ka marrë ende përgjigje. Musk pretendon se mbi 5 për qind e përdoruesve në këtë rrjet social janë robotë, që publikojnë të dhëna të fabrikuara.

“Si pronar i mundshëm i Twitterit, Musk ka të drejtë të qartë për të kërkuar të dhëna, që t’i mundësohet atij kalimi i Twitterit në pronësi të tij. Ai duhet ta ketë një pamje të qartë të modelit të funksionimit të Twitterit”, thuhet në letrën e avokatit Mike Ringler.

Avokati në letrën drejtuar Twitterit shkruan se sjellja e kompanisë, i lë përshtypjen Muskut se po ia pengon të drejtat për t’u informuar.

Në rast se tërhiqet nga blerja, Musk rrezikon të paditet me 1 miliardë dollarë gjobë. Qëkur dolën zërat e parë se shefi i kompanive SpaceX dhe Tesla dëshiron ta blejë Twitterin, u ngritën dilemat rreth robotëve që operojnë në Twitter.

Robotët janë pajisje softuerike të programuara për të krijuar opinion publik nëpërmjet "cicërimave". Postimet e publikuara zakonisht përmbajnë informacione të rreme, gjysmë të vërteta dhe lajme propaganduese.

Robotët e Twitterit ndahen në “trollë” dhe “botë”. Trollët janë persona real që menaxhojnë profile, duke u shprehur prapa emrave të rrejshëm, ndërsa botët janë programe kompjuterike.

Artikuj të ngjashëm