Tech

Apple së shpejti e lanson versionin e ri të MacBook Air

 

Apple po përgatitet ta prezantojë një MacBook Air të ri në Konferencën e saj vjetore të sipërmarrësve, ndonëse përdoruesit nuk do të mund ta blejnë menjëherë.

Siç shkruan “TheVerge” të hënën, laptopi po prodhohet në zyrat e kompanisë në Kinë, e për shkak të masave kufizuese anti-COVID, furnizimi për tregje do të jetë i kufizuar. Aktualisht, Kina është nën masa të rrepta kufizuese për shkak të përhapjes së rasteve të koronavirusit.