iOS 15.4 solli disa funksionalitete të reja në iPhone, përshirë një Face ID që funksionon me maskat, një zë i ri për Siri dhe 38 emoji të reja. Këto emoji përfshijnë nga buzëqeshje tek objektet specifike, shkruan TechnoNews.
Emojit e ri të iOS janë pritur prej kohësh. Fillimisht u bën të disponueshme për zhvilluesit në versionet eksperimentale të iOS dhe më pas erdhën edhe në versionet finale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse nuk i shikoni ende në iPhone tuaj, gjasat janë që nuk keni të instaluar versionin 15.4 të iOS. Për të përditësuar iPhone dhe iPad shkoni në Settings > General > Software Update.

Do të vëreni versionin më të fundit të iOS ose iPadOS. Duhet ta shkarkoni dhe instaloni përditësimin për të marrë emojit e rinj.
Pa instaluar përditësimin, edhe nëse dikush iu dërgon këto emoji, nuk do të mund t’i shikoni në mesazhe.
