Tech

Google zbulon pajisjet e reja teknologjike

Google ka njoftuar për një seri produktesh të reja teksa tenton të garojë me Apple për tableta dhe ora. Ka zbuluar telefona të mençur me çmim më të ulët, dëgjuese dhe orë që do të dalin në treg gjatë këtij viti.

Google zbuloi edhe synimet për të ndërtuar një koleksion më të madh të pajisjeve të veta më shumë se që të mbështetet nga ato të palëve të treta.

“Ne duam që njerëzit ta dinë ku po drejtohet Google me pajisjet gjatë viteve të ardhshme”, ka thënë Rick Osterloh nga Google.

Pixel 6a

Pixel 6a është telefoni i Android i Google që ka çmim mbi 460 euro dhe do të dalin më 28 korrik.

Pixel Buds Pro

Google ka prodhuar dëgjueset e para Bluetooth që do të kushtojnë 210 euro dhe dalin po ashtu më 28 korrik.

Pixel Watch

Google zbuloi orën e parë “smartwatch” që del në vjeshtë. Ka formë të rrumbullakët dhe ka opsionin për t’u konektuar me internet. Ka aplikacione të ndryshme të Google si Assistant, Maps and Pay dhe Play Store.

Pixel 7, Pixel 7 Pro dhe Pixel Tablet

Telefonat e mençur të Google do të dalin në shitje më vonë këtë vit. Google njoftoi për rikthimin e tabletave Android në vitin 2023.