Tech

Musk thotë se do ta kthente Trumpin në Twitter

Pronari i kompanisë Tesla, Elon Musk, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Twitter, maj 2022
Foto: NY Times
 

Pronari i kompanisë Tesla, Elon Musk, thotë se nëse oferta e tij për të blerë rrjetin social Twitter është e suksesshme, ai do të anulojë suspendimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga kjo platformë.

Njeriu më i pasur në botë ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh me bordin e Twitter muajin e kaluar.