Tech

Apple ndërpret prodhimin e iPod touch pas 21 vjetësh

Apple ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin e pajisjes së parë për të dëgjuar muzikë, iPod touch. Kompania thotë se iPod touch do të mbetet i disponueshëm për t'u blerë “vetëm ato që kanë mbetur në stoqe”, shkruan BBC.

iPod touch është përditësuar për herë të fundit më 2019.

MP3 player-i u lansua në vitin 2001 dhe mund të ruante 1000 këngë. Sot ka më shumë se 90 milionë këngë të disponueshme përmes shërbimit të transmetimit të Apple, Apple Music.

Ai u projektua nga Tony Fadell, i cili më vonë shpiku iPhone.

Sipas Apple, ka qenë gjithmonë e pashamngshme që iPhone një ditë ta zëvendësonte iPodin.