Tech

Elon Musk pyet nëse duhet të hiqet shkronja “W” nga Twitteri

elon musk, twitter, rrjeti social, 10 prill

Themeluesi i Teslas, Elon Musk, u bë aksionari më i madh i rrjetit social Twitter pasi ditë më parë i bleu 9.2 për qind të aksioneve. Pas kësaj, ai ka vendosur ta "ndryshojë" Twitterin, me ç'rast shtroi pyetjen nëse duhet të hiqet shkronja "W".

Në pyetjen e shtruar, ai ka lënë opsionet "Po" dhe "Sigurisht", derisa deri më tani kanë votuar mbi 1 milion përdorues.

Nuk dihet nëse pretendimi i Muskut për ndryshim është me gjithë mend, ndërsa një numër komentuesish e kanë përqeshur, duke thënë se nëse Twitteri do të mbetet “Titter”, do të duket qesharak.