Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami publikon veçorinë e re

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka prezantuar veçorinë e re të quajtur “Private Story Likes” (Pëlqimet e storieve) pa ua dërguar ato sikur mesazhe direkte përdoruesit që ia pëlqeni storien.

Më herët, çfarëdo përgjigje që ia keni dërguar dikujt për një storie – qoftë emoji apo edhe mesazh të plotë – është shfaqur te inboxi i mesazheve. Por me opsionin e ri, mund t’ia pëlqeni dikujt storien pa i shkuar fare te mesazhet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me veçorinë e re do të ndryshojë edhe dizajni se si shihen storiet. Në mes të hapësirës për të shkruar mesazhe dhe ikonës së aeroplanit të letrës do të shfaqet një ikonë zemre.

Nëse e klikoni, do ta pëlqeni storien e dikujt.

Po ashtu është bërë e ditur se storiet s’do t’i numërojnë pëlqimet dhe se pëlqimin s'mund ta shohin përdoruesit tjerë.