Tech

Twitter njofton largimin e dy drejtuesve të ekipeve të sigurisë

Twitter Inc ka njoftuar të premten se shefi i sigurisë i kësaj kompanie nuk ndodhet më aty dhe shefi i tij i sigurisë së informacionit do të largohet në javët e ardhshme.

Ndryshimi vjen pasi bashkëthemeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, dha dorëheqjen si shef ekzekutiv në nëntor, duke ia dorëzuar përgjegjësitë zëvendësit të lartë, Parag Agrawal, i cili që atëherë ka riorganizuar strukturën drejtuese të kompanisë së mediave sociale.

Në njoftimin e lëshuar nga Twitter nuk u specifikua nëse largimet ishin vullnetare.

Peiter Zatko, një haker i famshëm më gjerësisht i njohur si "Mudge", u emërua shef i sigurisë në vitin 2020 pasi Twitter pësoi një shkelje sigurie që lejoi hakerët të postojnë në Twitter nga llogari të verifikuara për figura publike, duke përfshirë miliarderin Bill Gates dhe drejtorin ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, raporton Reuters.

New York Times raportoi fillimisht largimin e Zatkos dhe largimin e ardhshëm të Rinki Sethit si CISO, asnjëri nga ta nuk ka komentuar mbi këtë çështje.