Tech

Roboti në Gjermani shkon në shkollë në vend të nxënësit të sëmurë

 

Joshua Martinangeli, 7 vjeç, është shumë i sëmurë për të shkuar në shkollë. Por nxënësi gjerman ende mund të ndërveprojë me mësuesin dhe shokët e tij të klasës, përmes një roboti avatar që ulet në klasë në vendin e tij, dhe dërgon një sinjal vezullues kur ai ka diçka për të thënë.

"Fëmijët flasin me të, qeshin me të dhe ndonjëherë edhe bisedojnë me të gjatë mësimit. Joshi mund ta bëjë këtë mjaft mirë gjithashtu," i tha Reuters në një intervistë Ute Winterberg, drejtoreshë në Pusteblume-Grundschule në Berlin.