Tech

Një nga lojërat kompjuterike më të njohura është bërë falas

Loja e njohur kompjuterike "Battle Rroyale" e PUBG-së tash e tutje është falas.

PUBG Battlegrounds është falas për PC dhe konsola dhe përdoruesit mund të marrin shumë thjeshtë një llogari e të luajnë.

Kjo u lejon atyre qasje në pjesën më të madhe të përmbajtjes së kësaj loje, por jo në të gjithën. Disa shtesa premium duhet të blihen.

Lojtarët që kanë blerë tashmë PUBG përpara se të bëhej falas, marrin automatikisht një përmirësim në llogarinë e tyre, shtesën premium “Battlegrounds Plus”.

PUBG ka qenë lart në skenën e lojërave kompjuterike për më shumë se katër vjet, falë lojës "Battle Royale", përpara se Fortnite dhe lojëra të tjera të dilnin në skenë.

Përveç kësaj, PUBG vazhdon të jetë një nga lojërat më të njohura dhe në “Steam” ka më shumë se 370.000 lojtarë që luajnë në të njëjtën kohë dhe në çdo moment.

Po ashtu, PUBG Mobile është një nga lojërat më të njohura në botë.