Tech

Pesë personat më të paguar në TikTok në vitin 2021

 

Personat e famshëm më të paguar të platformës TikTok morën kolektivisht 55.5 milionë dollarë në vitin 2021, një rritje prej 200% nga një vit më parë

Gjatë vitit të kaluar, fitimet më të mëdha të yjeve të TikTok janë rritur, të nxitura pjesërisht nga përpjekjet e tyre për të zgjeruar famën e tyre përtej platformës që i ktheu ata fillimisht në të famshëm.

Revista prestigjioze “Forbes” ka bërë listën e njerëzve më të paguar në TikTok për vitin 2021, ku kryesojnë motrat Charli dhe Dixie D'Amelio. Duke bërë shumë krahasime me motrat Kardashian, ato tani kanë serinë e tyre Hulu, The D'Amelio Shoë. Premiera u shfaq në shtator dhe u rinovua për një sezon tjetër dy muaj më vonë. Më pas, në dhjetor, Dixie performoi në Garden dhe nëntë vende të tjera për serinë e koncerteve Jingle Ball së bashku me Ed Sheeran dhe Jonas Brothers. Dhe së bashku, motrat kanë një markë fitimprurëse, Social Tourist, një sipërmarrje e përbashkët me Hollister, e shitur në afërsisht 500 nga dyqanet e shitësit me pakicë. E gjithë kjo ka ndihmuar që të ardhurat e tyre të arrijnë në 27.5 milionë dollarë së bashku, nga më pak se 7 milionë dollarë një vit më parë.