Tech

Musk njofton për rritjen e çmimit të softuerit Full Self Driving prej 20% në SHBA

Drejtori Ekzekutiv i Tesla Inc, Elon Musk, ka njoftuar se prodhuesi i makinave elektrike do të rrisë çmimin në SHBA të softuerit të avancuar “Full Self Driving”, në 12 mijë dollarë.

Musk këtë e njoftoi të premten përmes Twitterit, ku tha se kjo rritje do të fillojë nga 17 janari.

Rritja prej 20% e çmimit vjen më pak se dy vjet që kur Tesla ngriti çmimet e Full Self Driving (FSD) në 10 mijë dollarë nga tetë mijë në vitin 2020.

"Çmimi i Tesla FSD rritet në 12 mijë dollarë më 17 janar. Vetëm në SHBA", ka shkruar Musk.

Ai shtoi se çmimi i abonimit mujor do të rritet kur FSD të shkojë në lëshim të gjerë.

“Çmimi i FSD do të rritet ndërsa i afrohemi lëshimit të kodit të prodhimit të FSD”, shkroi ai në Twitter.

Tesla ka zgjeruar lëshimin e një versioni testues të softuerit të saj të përmirësuar FSD, një sistem funksionesh të ndihmës për drejtimin e automjetit, siç është ndryshimi automatik i korsive.