Tech

Mediumi portugez sulmohet nga hakerët e dyshuar për sulmin ndaj MSH-së së Brazilit

Foto ilustrim
 

Uebfaqet e një prej gazetave më të mëdha portugeze dhe të një prej transmetuesve kryesor, të dy në pronësi të konglomeratit më të madh mediatik të këtij vendi “Impresa”, janë mbyllur të hënën pasi janë goditur nga një sulm hakerësh gjatë fundjavës së parë të janarit.

Gazeta Expresso dhe stacioni televiziv SIC thanë se e raportuan incidentin në departamentin e hetimit kriminal të Policisë dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe se do të bënin një ankesë.