Microsofti vazhdon të bëjë çmos për ta mbajtur të gjallë shfletuesin e internetit “Edge”. Si përpjekje të re, kompania ia ka shtuar edhe opsionin e lojërave.
“Edge Canary” ua mundëson përdoruesve të shtojnë opsionin e lojërave afër shiritit të vegëzës.
Kur të instalohet kjo veçori, përmes klikimit në butonin për lojëra shfaqet lista me lojëra, kryesisht nga “MSN Games”. Ka kategori të ndara sikur në klasike, enigma, sportive e të tjera.
Klikimi në to e hap direkt në shfletues lojën.