Tech

Vjen veçoria e shumëkërkuar, Instagrami bëhet me “kontroll prindëror”

 

Rrjeti i madh social, Instagram, do të shfaqë veçorinë e kontrollit prindëror në platformën e vet që nga muaji mars i vitit të ardhshëm, ka njoftuar Adam Mosseri, shef i shërbimit. Veçoria e re do t’ua mundësojë prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve të përcjellin se sa fëmijët po kalojnë kohë në Instagram, t’u caktojnë limite përdorimi e të njoftohen nëse fëmija e raporton dikë.

Kontrollet u prezantuan si pjesë e pakos së veçorive të reja që synojnë ta bëjnë platformën një hapësirë më të sigurt, sidomos për adoleshentët.