Tech

Si të flitet me botën me “Google Translate” dhe aplikacionet tjera falas të përkthimit

 

A keni nevojë për një bisedë në një gjuhë që nuk e dini, të kuptoni diçka apo të përktheni shpejt një mesazh të shkurtër? Me gjigantët teknologjikë, Google dhe Apple, dhe makinat e tyre të mençura kjo është fare lehtë e mundshme.

“Google Translate”, si makina më e madhe e përkthimit digjital dhe të shpejtë, ka përdorues të shumtë edhe në Kosovë. Madje ky term ka qenë më i kërkuari vazhdimisht, ndërsa vetëm javën e shkuar ka pasur mbi dy milionë kërkime, raporton KOHA.