Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple shkarkon udhëheqësen e lëvizjes #AppleTo

Apple ka shkarkuar një nga drejtuesit e #AppleToo, një lëvizje punonjësish e organizuar në përgjigje të dyshimit për diskriminim, racizëm dhe seksizëm në kompani.

Kompania teknologjike shkarkoi Janneke Parrish, një menaxhere programi në Apple Maps, për "mosbashkëpunim" pasi ajo fshiu skedarët personal nga pajisja e saj e punës - përfshirë aplikacione të tilla si Google Drive, Robinhood dhe Pokémon Go - mes një hetimi të brendshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa punonjës brenda kompanisë e konsideruan pushimin nga puna si hakmarrje për rolin e Parrish si organizator, sipas Verge, i cili raportoi së pari për shkarkimin.

Parrish, e cila punoi në Apple për pesë vjet, tha se besonte se ishte pushuar nga puna për shkak se foli publikisht për çështjet brenda kompanisë si udhëheqëse e lëvizjes #AppleToo.