Tech

Twitteri tallet me Facebookun

 

Për disa orë, rrjeti social Facebook ka qenë jashtë sistemit të funksionimit. Kjo ka bërë që një pjesë e përdoruesve të kalojnë në Twitter, derisa ky i fundit ka shfrytëzuar momentin të tallet me Facebookun.

"Përshëndetje të gjithëve", ka shkruar ironikisht Twitteri në një cicërimë. Kjo ka nxitur reagime të shumta qesharake, derisa në 'debat' është përfshirë edhe faqja e kompanisë së ushqimeve të shpejta, McDonald's. Kësaj të fundit, Twitteri ia ka kërkuar 59.6 milionë ‘nuggets’, copëza mishi, për përdoruesit e saj.