Tech

Microsofti për blerjen e TikTokut: Ishte gjëja më e çuditshme

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, e ka përshkruar marrëveshjen për ta blerë TikTokun, pas presionit të Administratës Trump, si “gjënë më të çuditshme”.

Në gusht 2020, ndërsa ish-presidenti Donald Trump kërcënoi se do ta ndalte TikTokun në SHBA, pronari i aplikacionit u afrua me Microsoftin si partner potencial.

Plani ishte të detyronte shitjen e një pjese të biznesit për shkak të shqetësimeve se ishte kërcënim për sigurinë kombëtare.

TikToku zgjodhi rivalin, Oracle – edhe pse marrëveshja nuk u bë asnjëherë, raporton BBC.

Nadella tha se ishte disi i intriguar kur TikToku iu afrua. TikToku ishte “produkt interesant” dhe e zgjidhje e mirë për Microsoftin, tha ai.

Por, marrëveshja nuk u bë pasi Trumpi dha 15 shtatorin si afat të fundit që kompania kineze të shiste biznesin në Amerikë, ose do të ndalohej. Një ditë para afatit, Microsofti bëri të ditur se oferta e saj për ta blerë kompaninë u refuzua.