Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri ua mundëson përdoruesve të bëjnë pagesa me bitcoin

Twitteri ka njoftuar për inkuadrimin e veçorive të reja në platformën e saj, duke përfshirë këtu kontrolle më fleksibile dhe mundësinë që të shkëmbehen kripto-valuta ndërmjet përdoruesve.

Twitteri është duke shtuar Bitcoinin te tipari i saj “Tips”, e cila i lejon përdoruesit që të dërgojnë para tek të tjerët, nëpërmjet PayPal-it apo tek shërbimet e tjera të palës së tretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do t’i lejojë përdoruesit që të shtojnë portofolin e tyre bitcoin në profilin e tyre dhe të dërgojnë kripto-valuta në mënyrë direkte brenda aplikacionit, duke nisur nga e enjtja.

“Tips” deri më tani ishte e qasshme vetëm për përdorues të caktuar, mirëpo tani e tutje do të jetë i qasshëm për përdoruesit e iPhonëve ndërkohë që në këtë mundësi do të shtohen së shpejti edhe përdoruesit e Androidit.

Themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, është një prej mbështetësve më të mëdhenj të kriptovalutave, duke thënë vazhdimisht se ajo do “ta bashkojë botën”, dhe se beson që monedha digjitale do të bëhet “monedha e internetit”.