Tech

Apple njeh territorin e Kosovës me sistemin e ri operativ

 

Gjiganti teknologjik, Apple, e ka njohur territorin e Kosovës në hartë me sistemin e ri operativ, të lansuar të hënën.

Për dallim nga softuerët e kaluar, me sistemin iOS15 tek iPhone kufijtë e Kosovës shënohen me vijë të plotë e jo të ndërprerë.