Kompania e njohur e teknologjisë, LG, është duke punuar në një version të ri të smartfonit G6.
Versioni i ri i G6-it do të jetë mini dhe do të quhet Q6, raporton Evan Blass ose llogaria e famshme @evleaks, transmeton Koha.net.
Këtë e ka konfirmuar kjo llogari e famshme përmes një postimi në Twitter, duke zbuluar specifikat kyçe. Pra, sipas @evleaks, LG Q6 do të vijë me 3 GB RAM memorie dhe kamerën kryesore prej 13 megapikselë.
Specifikat tjera nuk janë zbuluar, por lansimi i këtij smartfoni të ri mund të ndodh shumë shpejtë. Q6 së fundmi është certifikuar nga FCC me numër të modelit “M700”.
Së pari është raportuar në muajin maj se LG ndoshta është duke punuar në një version mini të një smartfoni. Po ashtu, është thënë se ekrani i këtij mini smartfoni mund të jetë nga 5.7 deri 5.4-inç.