Tech

Twitteri teston blerjet e drejtpërdrejta

Twitter ka zhvilluar një mjet për t’u mundësuar markave shitjen e drejtpërdrejtë të produkte të tyre nga rrjeti social, një hap tjetër në strategjinë e tij të diversifikimit dhe një modalitet i ofruar tashmë edhe nga rrjetet e tjera sociale.

Platforma amerikane kërkon ekuilibrin midis nevojës për të ardhura dhe rrezikut të transmetimit të shumë reklamave.

Kjo është arsyeja pse Twitter po teston formate të reja dhe abonime me pagesë, ndërsa numri i përdoruesve të përditshëm, të ashtuquajtur “të fitueshëm nga para”, pra që janë të ekspozuar ndaj reklamave në rrjet, arriti në 206 milionë në fund të qershorit.

Në varësi të funksionit pilot të nisur, reklamuesit do të mund të shtojnë një “modul dyqani” në profilin e tyre, ku përdoruesit e internetit do të lëvizin nëpër produktet e ndryshme pa patur nevojë të largohen nga aplikacioni, për të zbuluar karakteristikat e tyre dhe madje edhe për të blerë.

Mjeti, fillimisht, do të jetë i disponueshëm vetëm për një pjesë të vogël të markave, në SHBA, në anglisht dhe në pajisjet Apple./ervo/