Tech

Tencent urdhërohet t’i japë fund kontratave ekskluzive muzikore

Foto: AP
 

Gjiganti i internetit Tencent është urdhëruar nga rregullatorët që t’i japë fund kontratave ekskluzive me mbajtësit e të drejtave të muzikës, duke shtuar rritjen e zbatimit të rregullave anti-monopol dhe rregullave tjera, ndërsa Pekini po forcon kontrollin mbi industrinë online që po lulëzon, raporton agjencia AP.

Tencent kontroll mbi 80 për qind të “ekskluzivitetit të bibliotekës muzikore” pas blerjes së China Music Group në vitin 2016, është thënë nga Administrata Shtetërore e Kinës për rregullimin e tregut. Ajo tha që kjo i jep Tencentit aftësi për të siguruar kushte më të mira sesa konkurrentët ose për të kufizuar aftësinë e rivalëve për të hyrë në treg.