Tech

“Galaxy Unpacked”, evenimenti i Samsungut do të mbahet më 11 gusht

 

Samsungu do të mbajë më 11 gusht aktivitetin Galaxy Unpacked. Do të jetë një eveniment me shumë risi ndërsa gjiganti korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.

Zakonisht Samsungu prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit në këtë eveniment por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania e ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në vitin 2021.