Përdoruesit e Instagramit po ndajnë një shqetësim të përbashkët tani: që opsioni i ri i i përmbajtjes së ndjeshme në aplikacion po bllokon postimet e tyre. Në postimet e tyre, përdoruesit po paralajmërojnë ndjekësit e tyre se opsioni i ri po e kufizon arritjen e tyre dhe se ndjekësit e tyre duhet të çaktivizojnë atë për t'u siguruar që postimet e tyre të shihen.
"Gjatë 24 orëve të fundit, unë kam pasur shumë biseda me artistë dhe krijues të tjerë të cilët janë tepër të irrituar pasi po u fshihet puna e tyre," shkroi në një postim Phillip Miner, një artist dhe krijues i revistës Natural Pursuits.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumëkush është ankuar për opsionin, përfshirë nga bota e artit, industritë, kompanitë e armëve, e të tjerë postimet e të cilëve mund të cilësohen si “të ndjeshme” për dikë.
Ky opsion u lejon njerëzve të vendosin kufij se sa përmbajtje potencialisht të ndjeshme mund të shohin në faqen e tyre të Instagramit, shkruan The Verge. Aty jepet mundësia që përdoruesi të zgjedhë sa dëshiron të ndalojë përmbajtjet e tilla t’i shfaqen.