Tech

Hakerat sulmojnë sistemin hekurudhor të Iranit, dërgohen mesazhe të rreme për vonesa

Descriptive Text

Sistemi hekurudhor i Iranit u vu nën sulm kibernetik, njoftoi një media atje, ku hakerat postonin mesazhe të rreme në lidhje me vonesat ose anulimet e trenave nëpër tabelat në ekranet e stacioneve në të gjithë vendin.

Hakerat postuan mesazhe të tilla si "vonesë për shkak të sulmit kibernetik" ose "anuluar" në tabela. Ata gjithashtu u kërkuan pasagjerëve të thërrisnin për informacion, duke renditur numrin e telefonit të zyrës së udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei.

Agjencia e lajmeve “Fars” njoftoi se sulmi çoi në "kaos të paparë" në stacionet hekurudhore, transmeton AP.

“Fars” më vonë hoqi raportin e vet nga faqja e lajmeve dhe në vend të kësaj citoi zëdhënësin e ndërmarrjes hekurudhore shtetërore, Sadegh Sekri, të thoshte se "pengesa" nuk shkaktoi ndonjë problem për shërbimet e trenave.

Irani shkëputi shumë prej infrastrukturës së tij nga interneti pasi virusi kompjuterik “Stuxnet” - që besohet gjerësisht se është një krijim i përbashkët SHBA-Izrael - prishi mijëra centrifuga iraniane në zonat bërthamore të vendit në fund të viteve 2000.