Tech

Amazoni përgatit robotët automatikë për shpërndarjen e porosive

Amazoni ka paralajmëruar se ka në plan të zhvillojë teknologjinë për shpërndarjen e produkteve në Finlandë. Shpërndarja synohet të bëhet përmes një roboti automatik, i mbështetur nga “Qendra e Zhvillimit”. Roboti po testohet në katër shtete në SHBA.

Inxhinierët dhe teknologët po merren me avancimin dhe kërkimin e teknologjive të reja për Amazon. Ky robot po krijohet me qëllim që shpërndarja të jetë më e lehtë dhe më e sigurt.

“Ekipi i Amazon Scout në Helsinki do të rritet me kalimin e kohës," thuhet në njoftimin e Amazonit.

“Tani po punësojmë inxhinierë që janë në krye të teknologjisë së robotikës dhe sistemeve autonome.”